zoom

Sport

Nesër rikthehet Champions, del finalisti i parë mes PSG dhe Dortmund. Enrique: Do synojmë historinë

Nesër rikthehet Champions League me takimet e dyta të vajtjes të gjysmëfinaleve. Finalisti i parë do dalë nga përplasja mes PSG dhe Dortmund, teksa takimi i parë ka përfunduar në favor të gjermanëve 1-0.

Trajneri i PSG, Luis Enrique dha opinionin e tij para ndeshjes së Champions League ndaj Dortmund.

“Është një mentalitet i përsosur të përballesh me një episod në jetën tënde profesionale ose personale. Ne kemi garancinë absolute që tifozët do të jenë me ne. Sidomos kur gjërat nuk shkojnë mirë. E pamë në Dortmund, ishte madhështore. Shpresoj që të festojmë arritjen në finale. Ne gjithmonë përpiqemi të pyesim se çfarë loje do të jetë? E di se çfarë ndeshje do të luajmë, por rezultati do të varet nga qëndrimi i kundërshtarit.

Nëse rezultati ndryshon, qëndrimi do të ndryshojë, por mentaliteti ynë është të luajmë çfarëdo rezultati, të jemi më të mirë se kundërshtari. Qëllimi nuk është të fitojmë me dy gola, por të fitojmë ndeshjen. Ne mund të shënojmë dy gola në tre minuta, por edhe mund të vuajmë. Duhet të përqendrohemi në sulm dhe mbrojtje, nëse pranojmë vetëm një gol, nuk ka rëndësi. Nëse shënojmë dy gola shumë shpejt, kundërshtari do të duhet të reagojë”, tha ai.

Takimi tjetër mes Real Madrid dhe Bayern Mynih luhet të mërkurën. /ZOOM.AL/