zoom

Aktualitet

Elbasan/ 27-vjeçari i dehur pret venat teksa thyen xhamat e shtëpisë, por vdes nga hemorragjia!

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një akti tragjik dhe në dukje aksidental të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan.

Policia vendore njoftoi se i riu në gjendje të rënduar psikologjike dhe i dehur ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah. Dëmtimi i venave kryesore ka qenë kritik.

Pavarësisht se ka marrë ndihmë mjekësore, i riu nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spital, për shkak edhe të hemorragjisë.

“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.

Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm”, tha policia.

hetimet po ndiqen edhe nga Prokuroria e Rrethit, duke marrë dëshmi dhe pyetur, teksa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore. /ZOOM.AL/