Aplikacion
Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive.
Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të të gjithë deputetëve, përfaqësuesve të mediave dhe personave të pranishëm në ndërtesën e Kuvendit, duke dhënë alarmin për bombë.
Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me arsyet konkrete të evakuimit, por burime nga brenda Kuvendit flasin për një alarm sigurie.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi për mediat:
“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë.”
Forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe janë duke kryer kontrolle në ambientet e brendshme dhe përreth ndërtesës./ Zoom.al

