zoom

Të gjitha

Sara Berisha flet për lidhjen me Dj Pm

Sara Berisha flet për lidhjen me Dj Pm

Sarah Berisha pas daljes nga “Big Brother VIP” ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e dashurisë që ajo krijoi me Dj PM brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Së fundmi blogerja e ftuar në “Pardon My French”, u pyet se si po shkon lidhja me PM në distancë dhe për çfarë ata zihen më shpesh, ajo tha,

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht.

Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”.

Kjo tregon se lidhja mes tyre po fillon të ketë luhatje por diçka që sipas blogeres kalon me kohën./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura