Aplikacion
Në Komisionin e Sigurisë, Proda u shpreh se shumë shprejt do të ketë rezultate kronkrete, edhe pse theksoi se “grupi i posaçëm duket sikur nuk po punon”.
“Sikur të kisha shkopin magjik ta ktheja kohën pas, besoj të gjithë nga ne do ta kishim vendosur dorën në zemër për të mos ndodhur”, u shpreh drejtori i Policisë.
Por shtoi se ngjarja kriminale tashmë ka ndodhur dhe të gjithë duhet të përballen me këtë fakt.
Ilir Proda: Sa i përket ngjarjeve kriminale ka shqetësim, sidomos ngjarja e fundit e Shkodrës.
Unë jam qytetar vetë dhe e vlerësoj shqetësimin tuaj. Grupi i posaçëm duket sikur nuk po punon, por me garanci ju them se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete.
Ngjarja ishte e rëndë, sikur të kisha shkopin magjik ta ktheja kohën pas, besoj të gjithë nga ne do ta kishim vendosur dorën në zemër për të mos ndodhur. Por ja që ka ndodhur, është fakt dhe tani ne duhet të përballemi me këtë.