zoom

Aktualitet

Masakra e Dobraçit i kalon SPAK/ Dyshohet se vrasjet u kryen nga një grup i strukturuar

Dosja e “Masakrës së Dobraçit” në Shkodër ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër e cila është kompetencë e SPAK.

Bashkim Basha ishte duke lëvizur me motor bashkë me gruan e tij, Flutura Basha që vdiq atë ditë nga plagët e marra, kur u gjendën mes të një atentati me armë zjarri.

Objektiv i atentatit duket se ishin dy viktimat e tjerë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një tjetër që po lëvizte me ta në makinë, por që nuk është identifikuar ende nga autoritetet.

Nga atentati, 23-vjeçari Hamza Lici që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” humbi kontrollin e saj dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve.

Deri më tani, policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbuloj se makina tip “Range Rover”, e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë.

Grupi i hetimit është në kërkim të një personi që shfaqet në vendin e ngjarjes pak minuta pas vrasjes dhe besohet të ketë qenë në makinë me viktimat. Dyshimet janë që personi në fjalë është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Postime të lidhura