Aplikacion
Por grupi hetimor ka dyshime të forta se personi që është parë në vendngjarje i gjakosur duke ndihmuar të plagosurit është vëllai i Hamza Licit, Ibrahim Lici. Ai është i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.
Ibrahim Lici, sipas dyshimeve të policisë, është plagosur me 2 plumba në trup në ditën e ngjarjes. Më pas, ashtu i plagosur, ai është arratisur. Dyshimet janë se Lici është larguar me një makinë drejt Fierit, ku është mjekuar në një klinikë private.
Për këtë arsye, policia po vijon në klinikat private jo vetëm në Fier, por edhe në qytete të tjera të jugut.
SKANDALI/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 mln litra pijet e skaduara. A u futën përsëri në treg?