zoom

Bota

Dosja Epstein/ Tjetër arrestim i bujshëm në Britani të Madhe

Dosja Epstein/ Tjetër arrestim i bujshëm në Britani të Madhe

Peter Mandelson, ish-ministri britanik të cilit iu zbulua lidhje me Jeffrey Epstein pas publikimit të dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është arrestuar me dyshimin për shpërdorim detyre.

“Oficerët kanë arrestuar 72-vjeçarin me dyshimin për shpërdorim detyre”, tha një zëdhënës i policisë.

“Ai u arrestua në Camden sot dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje. Kjo vjen pas urdhër-bastisjeve në dy adresa në zonat e Wiltshire dhe Camden”, shtoi zëdhënësi.

Ish-ministri i Mandelson më parë ka mohuar çdo shkelje.

Postime të lidhura