Aplikacion
Akuza të reja janë ngritur ndaj ish-Princit Andrew, lidhur me përdorimin e fondeve publike gjatë periudhës kur ai shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, nga viti 2001 deri në vitin 2011.
Sipas një investigimi të publikuar nga BBC, një ish-nëpunës civil, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka deklaruar se ka hasur vazhdimisht në fatura të konsiderueshme që lidhen me udhëtime të pretenduara zyrtare të Andrew.
Në një rast konkret, ai ka refuzuar të miratonte rimbursimin për një masazh, duke e konsideruar të papranueshme përdorimin e parave të taksapaguesve për shpenzime personale. Megjithatë, sipas tij, pagesa është kryer më pas pas ndërhyrjes së eprorëve.
Një burim tjetër, gjithashtu i cituar nga BBC, ka pohuar se ka parë kërkesa të përsëritura për rimbursime që përfshinin fluturime ajrore, akomodim në hotele luksoze dhe shpenzime për staf shoqërues. Në disa raste, sipas dëshmisë, nuk ishte e qartë numri i personave që shoqëronin Andrew apo roli i tyre zyrtar.
Këto pretendime shtojnë më tej presionin publik ndaj ish-princit, i cili prej vitesh ndodhet në qendër të kritikave për shkak të lidhjeve të tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Çështja Epstein ka dëmtuar rëndë reputacionin e Andrew dhe ka çuar në tërheqjen e tij nga detyrat publike./ Zoom.al