zoom

Lajme

Divorci drejt zyrtarizimit! Jennifer Lopez takon Ben Affleck në shtëpinë e tij

Jennifer Lopez është parë duke shkuar në apartamentin që Ben Affleck merr me qira. JLo shkoi në banesën ku aktori jeton pasi bëri shopping me djalin e tij, Samuel.

Paparacët fotografuan yllin e Hollywood në banesën e bashkëshortit të saj në Brentwood, divorci me të cilin thuhet se është çështje ditësh për t’u shpallur zyrtarisht.

Page Six raporton se shoferi i këngëtares u kthye për ta marrë rreth orës 20:00, por Lopez nuk doli nga shtëpia deri në orën 21:45″.

Ben Affleck ka blerë një banesë që i kushtoi 20.5 milionë dollarë dhe gjithçka tregon se ai është i vendosur të jetojë jetën e tij pa JLo.

Gjithshtu mësohet se Lopez nuk ka ndërmend të distancohet nga fëmijët e Affleck dhe Jennifer Garner, për shkak të ndarjes së tyre.