zoom

Sport

Dilemat e Messi-t… PSG, Inter apo Arabia Saudite?! Al-Ittihad e tundon me një ofertë monstruoze

Në fund të sezonit Lionel Messi do të jetë një futbollist i lirë dhe spekulimet për të ardhmen e tij kanë qenë të shumta.

Bisedimet për kontratën me PSG-në po vazhdojnë, ndërsa në të njëjtën kohë, lidhjet me ish-klubin e Barcelonës kanë qenë kryefjalë në shtypin iberik.

Gjithashtu Inter Miami në MLS dëshiron të nënshkruajë me fituesin e çmimit të FIFA-s për Lojtarin më të Mirë të Vitit 2022.

Kapiteni i Argjentinës po tërheq interes edhe nga klubet në Arabinë Saudite, të cilat janë të përgatitur të hedhin para të çmendura për të joshur lojtarët më të mirë nga Evropa.

Gazetari spanjoll John Fontes  njofton se klubi i Al-Ittihad është i interesuar për nënshkrimin e Messit në verë dhe po planifikonte ta tundoj atë duke i ofruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 88 milionë euro në sezon.

Kjo është një shifër e çmendur dhe flet për fuqinë financiare të klubeve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ndërsa ata mund të kenë interes për nënshkrimin e Messit, Al-Ittihad nuk ka gjasa të ketë sukses në përpjekjet e tyre pasi 35-vjeçari dëshiron të luajt në nivelin më të lartë në Evropë. /zoom.al/