zoom

Ide & Blog

Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike!

Dikush t’i thotë Belinda Ballukut që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike!

Nga Artur Meçollari

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:

1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.

2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Detyrat e APD:

Zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.
Të udhëzojë të gjithë agjentët, përdoruesit/punonjësit/strukturat përgjegjëse të portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.
Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.
Pajisja e të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme dhe pajisje sigurie ku kërkohet trajnim për përdorimin e tyre.
Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)

Klasa 1 – Materialet dhe substancat shpërthyese.

Klasa 2 – Gazet e presuara dhe gazet e lengshme nën presion.

Klasa 3 – Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.

Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.

Klasa 5 – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.

Klasa 6 – Materialet toksike dhe ato infektuese.

Klasa 7 – Materialet radioaktive.

Klasa 8 – Materialet korrozive.

Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.

Artur Meçollari, ish-zv.komandanti i Forcave Detare*

Postime të lidhura