zoom

Aktualitet

“Dikush kërcënoi me telefon…”/ Çfarë po ndodh në Kosovë

“Dikush kërcënoi me telefon…”/ Çfarë po ndodh në Kosovë

Një kërcënim i dyshuar me bombë, i marrë përmes telefonit, ka detyruar Policinë e Kosovës të evakuojë urgjentisht ndërtesën e Kuvendit, pak para zhvillimit të seancës konstituive.

Të gjithë deputetët, përfaqësuesit e mediave dhe stafi teknik janë urdhëruar të largohen nga ambientet e brendshme, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të imtësishme për çdo rrezik të mundshëm.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi para gazetarëve:

“Është bërë një kërcënim nëpërmjet telefonit, por policia do të tregojë më shumë. Policia kështu po mendon…”

Ndërkohë, ka reaguar edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e cila kërkoi hetim të menjëhershëm dhe identifikimin e personit përgjegjës për thirrjen kërcënuese.

“Është në dorën e policisë me zbulu rastin edhe nga ka ardhur ajo n’telefonat. Sepse nëse angazhohen, do të gjejnë se kush ka bërë këtë informatë”, u shpreh Kadrijaj përpara mediave.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është larguar nga ndërtesa e Kuvendit, pas kërkesës së Policisë për evakuim të plotë të objektit, në përputhje me protokollet e sigurisë për raste të tilla.

Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka lëshuar një deklaratë zyrtare./ Zoom.al

Postime të lidhura