Aplikacion
Mes tyre janë edhe emrat e Gazment Bardhit, Flamur Nokës, Monika Kryemadhit e Dhurata Çupit.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha e quajti akt vandalizmi kaosin e shkaktuar nga Partia Demokratike një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës dogjën karriget dhe sulmuan fizikisht disa përfaqësues të mazhorancës.
“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.
Emrat e deputetëve në SPAK:
Flamur Noka
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Dhurata Çupi
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Ina Zhupa
Lindita Mataliaj
Dashnor Sula
Luan Baçi
Lodovik Hasani
Asllan Dogjani
Elidon Bushati
Erisa Xhixho
Sorina Koti
Sajmir Korreshi
Edmond Spaho
Kasem Mahmutaj
vangjel Dule
Monika Kryemadhi
isuf Celaj
Mosbindje civile në Tiranë/ Protestuesit shpërndahen dhe djegin selinë e PS (VIDEO)