Aplikacion
Thuajse një muaj pasi u masakrua me thikë nga babai i saj në një shtëpi me qira ditore në Tiranë, trupi i pajetë i 24-vjeçares Rayyan Alwan qëndron ende në morg.
Asnjë prej familjarëve nuk është interesuar për të dhe nuk kanë kërkuar për të tërhequr trupin e saj.
Nëse brenda afatit ligjor situata nuk ndryshon, e reja do të varroset në Tiranë.
24-vjeçarja u vra nga babai i saj, Fadi Alwan, me të cilin erdhi në Tiranë më 19 shkurt.
Shkak për masakrimin e saj me thikë dyshohet se u bë një video nudo e vajzës, që kishte rënë në duart e të atit.
Ndërkohë, Fadi Alwan është në kërkim ndërkombëtar. Pas vrasjes, ai është arratisur fillimisht drejt Athinës me avion, më tej në Amsterdam dhe nga aty, dyshohet se është larguar në Liban./ Zoom.al