zoom

Aktualitet

Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

Vrau me thikë vajzën, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq palestinezin: Rrezikon burg përjetë

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për libanezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen e gocës së tij, 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Ai do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 shkurt të vitit 2025. 24-vjeçarja Rayyan Alwan u gjet e vdekur në banesën e marrë me qira. Një muaj më pas policia konfirmoi se ajo ishte vrarë nga babai i saj Fadi Alwan.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, babai dyshohet se e kishte goditur të bijën tre herë me thikë, një në kurriz, një poshtë shpatullës dhe një në fund të barkut. E reja ishte goditur me ashpërsi pasi plaga ka qenë e thellë 15 centimetra.

Pas vrasjes së të bijës, 49-vjeçari u largua nga Shqipëria, ai u kap një muaj më vonë, më 23 prill 2025, në Liban.

Kanë qenë autoritetet gjermane që kanë hedhur pak dritë mbi këtë ngjarje, pasi familja e Rayyan jetonte në Berlin.

Shkak dyshohet të jetë bërë një video nudo. Autoritetet gjermane ngritën dyshime se krimi është kryer për çështje nderi, pasi dyshohet se familja e besimit islam ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.

E reja i kishte denoncuar familjarët në polici pasi donte të bënte një jetë të lirë dhe perëndimore, diçka që ata nuk e lejonin. Për më tepër, 24-vjeçarja kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë në Liban, aty ku jetonte ish-bashkëshorti i saj.

Ndërkohë nëna e Rayyan kishte bërë një tjetër denoncim në policinë e Berlinit, më saktësisht më 26 Shkurt, një ditë para se e bija të gjendej e vrarë në kryeqytet. Ajo pretendonte se i kishte dhënë vajzës para për t’ia dhënë dikujt që e shantazhonte me një video nudo.

Postime të lidhura