zoom

Aktualitet

DETAJE nga vrasja e palestinezes në Tiranë/ Babai m*sakroi vajzën prej videos nudo

DETAJE nga vrasja e palestinezes në Tiranë/ Babai m*sakroi vajzën prej videos nudo

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë.

Rayyan Alwan, shkruan Zoom.al, u vra nga babai i saj, Fadi Alwan për çështje nderi.

Ai kishte informacion për një video ku vajza shfaqej nudo.

Në datën 26 shkurt, 1 ditë para se vajza e saj 24-vjeçare të gjendej e pajetë në një shtëpi me qira në Tiranë, nëna e saj ka bërë një kallëzim penal për zhvatje në Gjermani për këtë video.

Ajo ka treguar se disa herë i ka dhënë para vajzës për të paguar shantazhuesin.

Këtë informacion autoritetet shqiptare e kanë marrë nga letërporositë e ardhura nga Gjermania.

Nëna e 24-vjeçares ka dhënë informacion edhe për fluturimin e fundit të Rayyan në Shqipëri me të atin.

Sipa saj, ata janë nisur drejt Shqipërisë më 19 shkurt dhe më pas, vajza i tregoi babait videon, duke nxitur mosmarrëveshje mes tyre.

Postime të lidhura