Aplikacion
Të tjera detaje të rënda janë zbardhur për vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan në Tiranë në shkurt.
Trupi i të resë ndodhet ende në morg, ndërsa familjarët e saj nuk janë interesuar tek autoritetet shqiptar për tërheqjen e tij.
Kjo ngre dyshime te grupi hetimor se ata po përpiqen të fshehin diçka tjetër dhe se e përfshirë mund të jetë edhe nëna e 24-vjeçares.
Një shoqëri mediatike në Liban, ku është arratisur babai i 24-vjeçares, Fadi Alwan pas vrasjes, ka shkruar se Rayyan Alwan ka vdekur në një aksident automobilistik.
Ky lajm dyshohet të jetë përhapur për të fshehur të vërtetën.
Në Liban, thotë grupi hetimor, është larguar edhe nëna e vajzës, e cila deri para ngjarjes ndodhej në Gjermani./ Zoom.al