zoom

Aktualitet

Detaje/ Si bëhej shpërndarja e drogës në Tiranë

Detaje/ Si bëhej shpërndarja e drogës në Tiranë

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë i finalizuar këtë të mërkurë nga Policia e Tiranës, e cila arrestoi 22 persona dhe shpalli 6 të tjerë në kërkim.

Shpërndarja e drogës prej tyre bëhej në disa raste me taksi, por edhe me motoçikleta të picave.

Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.

Sipas policisë, aktiviteti kriminal shtrihej në disa zona të Tiranës, kryesisht në Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish.

Në pranga ranë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja./ Zoom.al

Postime të lidhura