Aplikacion
Një operacion i zhvilluar pak ditë më parë nga Policia e Tiranës ka çuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar për shpërndarjen e kokainës në kryeqytet. Si rezultat i hetimeve disa mujore, 22 persona janë arrestuar, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim, duke zbuluar një skemë të mirëorganizuar që shtrihej në zona të ndryshme të qytetit.
Hetimi u mbështet kryesisht në infiltrimin e efektivëve të policisë, të cilët u paraqitën si blerës të zakonshëm. Këto blerje të simuluara u shoqëruan me përgjime telefonike dhe ambientale, që më pas u bënë pjesë e dosjes hetimore
Një pjesë e komunikimeve tregojnë shqetësimin për cilësinë e lëndës narkotike, kërkesat e vazhdueshme të klientëve dhe presionin për furnizim të shpejtë. Në disa raste, anëtarët e rrjetit pranojnë se droga ka “mbaruar” ose se duhet të presin disa minuta për ta siguruar.
Blerjet e kontrolluara të realizuara në data dhe zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë bulevardin “Bajram Curri”, kanë qenë vendimtare për dokumentimin e veprimtarisë kriminale. Në këto episode, të infiltruarit komunikonin drejtpërdrejt me shpërndarësit, duke siguruar prova konkrete për shkëmbimin e parave dhe dorëzimin e lëndës narkotike.
Nga dosja del se grupi kishte role të ndara: disa persona merreshin me kontaktin me klientët, të tjerë me shpërndarjen fizike, ndërsa një pjesë tjetër me sigurimin e lëndës narkotike.
Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:
• Hasan: Hajde këtej hajde?
• Renaldo Dalipi: Si je me?
• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?
• Renaldo Dalipi: O…
• Hasan: Hë mor burr.
• Renaldo Dalipi: Ku je ti?
• Hasan: …
• Renaldo Dalipi: …Ta çoj un
• Hasan: Ça do m’çosh ti tashi e
• Renaldo Dalipi: Kaloj un urën tashi o zemra. Hajt se flim prap.
Komunikimi i dytë, blerja e simuluar: Engelbert Pjetri, i arrestuar, dhe i infiltruari me emrin Rei:
• Engelbert Pjetri: Për 10 minuta, ti do nji t’modhe? (subjekti dëgjohet në sfond që flet me dikë tjetër).
• Rei: Na ma jep dhe mu nji.
• Engelbert Pjetri: Prit 10 minuta mos merr më asnji mo…
• Rei: …
• Engelbert Pjetri: Prit për 10 minuta, ka mbaruar…
Bisedë tjetër midis bashkëpunëtorit të policisë Rei dhe i arrestuari Engelbert Pjetrit:
Kjo bisedë lidhet me blerjen e simuluar të datës 02.12.2025 në bulevardin “Bajram Curri”:
• Rei: O vëlla si kalove?
• Engelbert Pjetri: …
• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?
• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!
• Rei: Njëqind lek kisha!
• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …
Blerja e simuluar: i arrestuari Armandi Hajdini dhe “Genti”
Kjo bisedë ka ndodhur më datë 26.11.2025 rreth orës 20:29:
• Genti: Ke mall t’vogël apo, a është gjo tamam o vlla se kam tërë natën që jam bo nga… cop cop e mos na fikso kot o vlla se kam edhe rob në shpi mos ja fut k…
• Armandi Hajdini: … s’ka.
• Genti: Amon mo tkeqen.
• Armandi Hajdini: Ça je tu bo ti?
• Genti: Hiç o vlla.
• Armandi Hajdini: Që dje tu pi.
• Genti: Po, m’ka qëllu e keqe prandaj a osht gjo tamam? Po t’pys tamam e kom seriozisht po t’flas tamam?
• Armandi Hajdini: Ik, se ngjohena në telefon./ Zoom.al