zoom

Aktualitet

Kokainë, armë dhe makina luksoze/ 45-vjeçari kapet nga Antidroga e Tiranës (EMRI)

Kokainë, armë dhe makina luksoze/ 45-vjeçari kapet nga Antidroga e Tiranës (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar Ervin Kaftirajn, gjatë një operacioni në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit. Gjatë kontrollit, policia i gjeti mbi 1 kilogram kokainë, e dyshuar për tregtim në sasi.

Sipas burimeve nga policia, Kaftiraj ishte nën përgjim prej disa muajsh dhe ishte në vëzhgim për shkak të aktiviteteve të dyshimta. Ai njihet publikisht si pronar ose administrator i kompanive për makina me qira luksoze dhe mjete retro.

Përveç lëndës narkotike, gjatë kontrollit në banesë, autoritetet sekuestruan edhe një armë gjahu, një armë sportive, një motomjet dhe një aparat celular.

Operacioni vijon, ndërsa agjentët e Antidrogës po kryejnë hetime të mëtejshme për të identifikuar dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të mundshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike./ Zoom.al

Postime të lidhura