zoom

Aktualitet

Detaje nga vrasja/ Trupi i viktimës u gjet në kodrat e Niklës

Detaje nga vrasja/ Trupi i viktimës u gjet në kodrat e Niklës

Personi që shihni në foto është, Artur Çangu i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri nga Eduart Ahmataj pasditen e kësaj të premte në Nikël.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i shtrirë në tokë në kodrat e Niklës, ndërsa mësohet se trupi ishte i kthyer përmbys dhe i janë konstatuar shenja plumbash.

Autor i dyshuar për vrasjen, Eduart Ahmataj, është shpallur në kërkim nga policia.

Viktima thuhet se ka pasur një konflikt edhe disa ditë më parë me Eduart Ahmatajn, të cilin raportohet se e ka kunat.

Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.”– njofton policia.

Postime të lidhura