zoom

Aktualitet

Autori tregon si ndodhi vrasja në Nikël: Më goditi me mjet bujqësor i pari

Autori tregon si ndodhi vrasja në Nikël: Më goditi me mjet bujqësor i pari

Autori i vrasjes së ndodhur në Nikël, Eduard Afmataj, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve, duke shpjeguar se si ndodhi ngjarja.

Sipas deklaratës të tij, konflikti mes tij dhe viktimës, Artur Çangu, ka qenë fillimisht verbal, por më pas degjeneroi në përplasje fizike. Afmataj pretendon se është goditur fillimisht me një mjet bujqësor, çka ka përshkallëzuar situatën.

Në vijim, ai ka marrë një armë gjahu dhe ka qëlluar ndaj Çangut, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një zonë toke në Vrion të Niklës, e lidhur me viktimën.

Mes dy personave kishte prej kohësh një konflikt për çështje pronësie, që dyshohet se ka qenë edhe shkaku kryesor i përplasjes fatale.

Pas ngjarjes, i dyshuari ka njoftuar vetë policinë dhe më pas është larguar nga vendi. Ai u arrestua brenda 24 orëve në zonën e Malësi e Krujës, konkretisht në një territor të thellë malor ku ishte fshehur.

Sipas të dhënave, gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit, ndërsa arma e përdorur në krim nuk është gjetur ende./ Zoom.al

Postime të lidhura