zoom

Aktualitet

EMRAT/ Vrasja në Fushë Krujë! Detaje nga ngjarja

EMRAT/ Vrasja në Fushë Krujë! Detaje nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë Krujës, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Bëhet me dije se autori i ngjarjes dyshohet se është Eduart Afmataj, ndërsa viktima Artur Cungu.

Viktima dhe autori kanë lidhje familjare me njëri tjetrin ndërsa nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbi Nikël, në kodrat e fshatit Verjon.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e krimit, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Zoom.al/

Postime të lidhura