Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga abuzimi seksual i 15-vjeçares në Vlorë.
E mitura, mëson Zoom.al, flite prej pak kohësh me 40-vjeçarin Reinald Rakipaj.
Një ditë ata janë takuar në hotel, ku kanë qenë edhe 33-vjeçari (po ashtu i akuzuar së bashku me 40-vjeçarin) dhe dy shoqet e 15-vjeçares.
Aty, të miturat janë bindur për të konsumuar kokainë.
Më pas, Reinald Rakipaj ka marrë 15-vjeçaren në një dhomë tjetër dhe ka kryer marrëdhënie me të.
33-vjeçari ka qëndruar me dy shoqet e 15-vjeçares. Dy vajzat e tjera kanë pohuar se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë.
Pas ngjarjes, e mitura i rrëfyer gjithçka nënës dhe më pas së bashku kanë bërë denoncimin në polici.
Pas denoncimit, policia arrestoi 40-vjeçarin.
Autori ka pranuar ngjarjen, por është shprehur se vajza ka pranuar me dëshirë të kryejë marrëdhënie./ Zoom.al
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit