zoom

Aktualitet

Tjetër abuzim s*ksual me të mitura/ I riu mban në shtëpi pa dëshirë 15-vjeçaren dhe e ngacmon

Tjetër abuzim s*ksual me të mitura/ I riu mban në shtëpi pa dëshirë 15-vjeçaren dhe e ngacmon

Këtë të mërkurë është raportuar një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitura.

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar një 27-vjeçar me inicialet E. Gj. sepse akuzohet se ka mbajtur në shtëpi kundër dëshirës së saj një 15-vjeçare.

Gjatë kësaj kohe, ai e ka ngacmuar seksualisht të miturën dhe dyshohet se e ka kërcënuar sepse efektivët, gjatë kontrollit fizik, i gjetën 27-vjeçarit me vete edhe një thikë.

Një ditë më parë, Policia e Vlorës prangosi një 44-vjeçar, që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare në hotel.

E mitura fliste prej muajsh me të, ndërsa në ditën e takimit, ai e kishte nxitur të konsumonte kokainë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të./ Zoom.al

Postime të lidhura