Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 40-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente.
Shtetasi me iniciale R. R., i cili është vendosur në pranga, raportohet se më 22 Mars ka abuzuar me 15-vjeçaren.
Gjithashtu dyshohet se në bashkëpunim me 33-vjeçarin me iniciale F. Q., e ka nxitur adoleshenten të përdorë drogë së bashku me dy shoqet e saj të mitura.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike”, informuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.