Aplikacion
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar publikisht ish-kryebashkiakun e Durrësit se ka ndërtuar vilë në Kavalishencën në Durrës.
“Vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Pardje po më thoshte një mik i imi që Gjushi paska ndërtuar vilë në truallin e Konvaleshencës, në truallin publik, 900 metra. Se mafia është e fshehtë, është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.
Tha e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet, Gjushi nga biruca, nga qelia ndërton vilë 2-3 katëshe në territorin e Konvaleshencës së ushtrisë apo policisë, ku kryeinspektor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimeve dhe ka vetëm një meritë që është daja i Ballës apo ka nip Taulantin a diçka e tillë, Doda si e ka emrin”, u shpreh Sali Berisha.
Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, duke e quajtur “simbol të korrupsionit”.
“Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi”, deklaroi kryedemokrati gjatë një takimi me familjet e prekura nga tërmeti në Durrës.
Berisha u shpreh se Sako nuk njeh asnjë limit, duke shtuar se “nuk u ka dhënë familjeve bonusin e qirasë prej 1 viti e gjysmë”.