Aplikacion
Komisionet parlamentare të planifikuara për këtë të hënë u bojkotuan nga deputetët demokratë, ndërsa mes dy palëve politike pati edhe debate.
Në Komisionin për Integrimin Europian, kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi u përplas me Jorida Tabakun dhe Edi Palokën.
Peleshi kërkoi prej tyre të mos marrin peng mikrofonin dhe të mos pengojnë punën e Kuvendit.
“Ne do të kemi vetëm një linjë të zbatojmë detyrimet kushtetuese, të zbatojmë detyrimet ndaj mandatit që na ka dhënë sovrani, që do të thotë të marrim pjesë komisionet parlamentare dhe në seancë. Unë shpresoj që mos të shkojmë në skenar që janë provuar dhe më parë të pasuksesshëm si forcë politike. E kam fjalën këtu për bojkotin apo bllokime të natyrës së dhunshme, por nuk do të aludoj. Shpresoj që mos të ndodh kjo, ne do të vazhdojmë punën tonë”, tha Niko Peleshi.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia