zoom

Të gjitha

Del VIDEO e momenteve të fundit të biznesmenit shqiptar që u vra në Greqi

Del VIDEO e momenteve të fundit të biznesmenit shqiptar që u vra në Greqi

Të tjera detaje vijojnë të zbardhen nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi pak ditë më parë. Emisioni “Tlive” ka publikuar një video ekskluzive, në të cilën janë regjistruar minutat e fundit të biznesmenit shqiptar në Greqi, para se të futej në hotelin ku u vra.

Nga kamerat e sigurisë duket edhe momenti kur 46-vjeçari ndalon makinën, për të shkuar në një kioskë për të blerë një pije freskuese, teksa flet në telefon.

Më tej ai futet sërish në makinë për të shkuar te hoteli, te vendi ku dhe dha frymën e fundit.

Xhani Topalli, 46 vjeç u vra në ishullin e Rodos nga pronari i një hoteli dhe i biri i tij, pasi këta të fundit i detyroheshin shqiptarit 70 mijë euro, raporton protothema.gr.

Topalli kishte bërë punime në hotelin e vrasësit, i cili nuk e pagoi kurrë për punën që bëri.

KLIKONI këtu për VIDEON

Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar dhe ishte kryer vrasja.

Vrasësit shqiptarët janë lënë në burg nga drejtësia greke.