zoom

Të gjitha

Del emri, kush është shqiptari tjetër që po shijonte pushimet në Palasë me bosin turk

Del emri, kush është shqiptari tjetër që po shijonte pushimet në Palasë me bosin turk

Me bosin e kriptomonedhave turk, Faruk Fetih Ozer, ishte përveç nipit të Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu, dhe Briken Shkëmbi, 36 vjec, banues në Tiranë.

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare.

28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore – ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç.