zoom

Aktualitet

Debat për tarracën e pallatit/ 62-vjeçari në Sarandë hyn i armatosur në shtëpinë e fqinjëve dhe i kërcënon

Debat për tarracën e pallatit/ 62-vjeçari në Sarandë hyn i armatosur në shtëpinë e fqinjëve dhe i kërcënon

Një ngjarje i rrezikshëm është parandaluar nga policia në Sarandë, ku një 62-vjeçar dyshohet se ka hyrë i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i ka kërcënuar me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, ku një banore ka kërkuar ndihmën e autoriteteve duke raportuar se fqinji i saj kishte hyrë në shtëpi i armatosur dhe po kanoste atë dhe familjarët e saj.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Sarandës ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar autorin dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u bë arrestimi i shtetasit Sh. K., 62 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi edhe armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për kanosjen, një pistoletë me mulli.

Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti mes palëve ka lindur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me përdorimin e një hapësire të përbashkët, konkretisht tarracën e pallatit ku jetonin./ Zoom.al

Postime të lidhura