Aplikacion
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 21-vjeçar nga fshati Malbardhë, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë zjarri kushëririn e tij, një 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes tyre për motive banale.
Pasi morën informacionin për përplasjen, forcat policore nisën menjëherë verifikimet dhe organizuan një operacion për kapjen e autorit.
Pas disa orësh kërkimesh, brenda operacionit të koduar “Motivi”, ata arritën të lokalizonin dhe të arrestonin shtetasin F. Ç., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë dhe një krehër me fishekë, që dyshohet se janë përdorur nga 21-vjeçari./ Zoom.al


