Aplikacion
Pronari i një hoteli në Borsh, Emanuel Shkëmbi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
A.O dhe nëna e saj R.O janë konfliktuar me Shkëmbin në ambientet e jashtme të hotelit. Konflikti ka përfunduar me kërcënime me armë ndaj dy grave.
Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar 26-vjeçarin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë proceduar babanë e 26-vjeçarit, Alfred Shkëmbi pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve. Gjithashtu është proceduar edhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.
Në këtë ngjarje është përfshirë edhe një 76-vjeçar me inicialet P.B., i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit. Pistoleta u gjet nga policia e fshehur në një valixhe, brenda një çante të vogël.
Ngjarja ka ndodhur në kulmin e sezonit turistik, në një nga zonat më të frekuentuara të rivierës shqiptare, duke ngritur shqetësim për sigurinë në ambientet e shërbimit ndaj turistëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, ndërsa pritet që prokuroria të japë masat ndaj të përfshirëve në ditët në vijim.