Aplikacion
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kërcënuar gazetarin Almer Toska, administrator i një portali online.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë regjistruar procedimin për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës.
Ngjarja lidhet me një konflikt ku gazetari është kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij, duke ngritur shqetësime për sigurinë e përfaqësuesve të medias.
Policia njoftoi se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.
Gazetari Almer Toska tha se është kërcënuar drejtpërdrejt nga biznesmeni me anë të mesazheve në rrjetet sociale, vetëm sepse ai publikoi një artikull mbi lidhjet politike dhe kriminale të Julian Morinës.
Menjëherë biznesmeni i ka dërguar disa mesazhe shantazhuese ku i shkruan: “Motrën do te q* o kur*a Rroskovecit.”
Sipas gazetarit, “ky veprim tregon qartë se Morina nuk ka asnjë argument kundër fakteve të publikuara, por përpiqet të heshtë të vërtetën me kërcënime.”
