zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 62-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjët për depozitën e ujit

EMRI/ Kush është 62-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjët për depozitën e ujit

Një konflikt mes fqinjësh në Sarandë ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri, ndërsa policia ka arrestuar një 62-vjeçar të përfshirë në ngjarje.

Sipas të dhënave, 62-vjeçari Shefki Kaçupi ishte në konflikt me fqinjën e tij Sara Veli për shfrytëzimin e një hapësire të përbashkët në pallatin ku banonin, konkretisht për vendosjen dhe përdorimin e një depozite uji.

Në kulmin e debatit, Kaçupi dyshohet se ka shkuar në banesën e familjes Veliu me një pistoletë në dorë, të cilën e mbante pa leje, duke i kërcënuar ata.

Pas incidentit, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa një fqinj tjetër ka njoftuar menjëherë policinë për situatën.

Shërbimet e policisë ndërhynë dhe arritën ta kapin 62-vjeçarin në rrugën e tretë të qytetit, pranë godinës së gjykatës në Sarandë. Ai u shoqërua në komisariat, ndërsa arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale.

Postime të lidhura