Aplikacion
Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Sarandës, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij dhe ka kanosur familjarët e saj me armë zjarri.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30 shtetasi me inicialet K. C., banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar në banesën e ish-partneres së tij. Aty dyshohet se ai e ka dhunuar fizikisht gruan.
Po sipas të dhënave, 31-vjeçari ka kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj, ndërsa ka qëlluar disa herë në ajër.
Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të ndalojnë autorin e ngjarjes./ Zoom.al
