zoom

Aktualitet

“Cilido që ndjek Salianjin i mbyll hesapet me PD”, Berisha i prerë për fatin e “tradhtarëve”

“Cilido që ndjek Salianjin i mbyll hesapet me PD”, Berisha i prerë për fatin e “tradhtarëve”

Kuvendi i kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet pas një maratone që nisi rreth orës 10:00 dhe vazhdoi për afro 7 orë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka qartësuar edhe njëherë se të githë ata që sipas tij “ndjekin” ose “bashkohen” me Ervin Salianjin, nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike.

Kjo deklaratë erdhi pasi ai u pyet nga gazetarët në lidhje me  tubimin e mbajtur dje në sheshin “Nënë Tereza” prej Salianjit.

“Asjnë demokrat nuk qe aty, anjë absolutisht, a më fal një minutë tani të themi të vërtetën. Ata që që ishin dhe ata që folën janë prej kohësh të ndarë nga partia demokratike, ose s’kanë qenë kurrë në Partinë Demokratike.  Nuk janë ndarë se janë kritikë…” u shpreh Berisha.

Duke shtuar më tej: “Cilido që ndjek Salianjin i mbyll hesapet me PD”

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Disa demokratë ishin dje në një tubim?

Berisha: Asnjë demokrat nuk qe aty, anjë absolutisht, a më fal një minutë tani të themi të vërtetën. Ata që që ishin dhe ata që folën jamë prej kohësh të ndarë nga partia demokratike, ose skanë qenë kurrë në Partinë Demokratike.  Nuk janë ndarë se janë kritikë..

Janë përjashtuar apo vetëpërjashtuar?

Berisha: Jo nuk kanë ardhur vetë, përvec ata që unë i kam quajtur të vetëpërjashtuar, por asnjë demokrat aty nuk ishte në absolute që ndjek PD dhe dhe ka lidhje me PD.

Cilido që ndjek Salianjin i mbyll hesapet me PD. Absolutisht cilido që ndjek atë do të ketë, do vazhdojë lidhjet me të, në partinë demokratike s’kanë asnjë lidhje. Ja u them unë këtë.

Ata nuk janë kritikë, kritikë ka sa të duash në gjirin  e partisë që nuk pësojnë asnjë gjë, kurse ata kanë veprime konkrete kundër PD.

Në qoftëse t’i ke qenë je larguar gjatë fushatës, atëherë ti, një gjë është e sigurtë që vend drejtues nuk mund të marrësh.

“Salianji ka qenë në burg”

Jo nuk ishte në burg, jo nuk ishte në burg, ka qenë tjetërkund.

Postime të lidhura