Aplikacion
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, demokratja Jorida Tabaku pasi vlerësoi punën e të vetëve të bërë ndër vite, njëkohësisht kërkoi me ngulm ndryshimin e demokratëve për një Shqipëri më të mirë.
Pasi bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, Tabaku theksoi se besimi i qytetarëve ndaj politikanëve do të jetë në rritje në momentin kur këta të fundit do të nisin ndryshimin nga vetja e tyre për një Shqipëri më të mirë.
“ PD ka pasur brezin që mbajti gjallë opozitën në ditën më të vështira. Kërkoj një brez që nuk pyet kush është me mua e kush kundër meje, ndaj sot nuk ka rëndësi t’i drejtohemi vetëm anëtarëve të partisë që kanë qenë janë me ne por ti drejtohemi çdo shqiptari.
E kjo nis me demokratin e thjeshtë që ka rizgjedhur të kthehet në shtëpi. Shqipëria nuk ndryshon kur një tjetër zgjedh të ndryshojë për ne por kur secili prej nesh ndryshon veten. Le të ndryshojmë veten që të ndryshojmë Shqipërinë” tha deputetja Tabaku para të vetëve.