Aplikacion
Princesha e Wellsit, Kate Middleton, tregoi profesionalizmin e saj të enjten teksa vizitoi Scarborough me bashkëshortin, Princin William.
Ndërsa takohej me publikun, Middleton pati një incident të vogël kur këpuca e saj ngeci në barin me baltë.
Pavarësisht kësaj, Kate u largua me një buzëqeshje në fytyrë sikur mos të kishte ndodhur asgjë.

Princesha e Wellsit ka pasur probleme me këpucët edhe në të kaluarën, pasi në vitin 2013 në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut në Mons Barracks Aldershot, thembra e saj ngeci në një grilë. Kate iu desh të mbështetej në shpatullën e burrit të saj përpara se të vazhdonte.
Ndërkohë çifti mbretëror udhëtoi deri në Scarborough për të treguar mbështetjen e tyre për dy organizata që mbështesin shëndetin mendor të të rinjve. Middleton ishte shumë elegante, e veshur me një pallto ngjyrë bezhë nga një shtëpi e famshme e modës mbi një fustan të thurur në ngjyrë bezhë me mëngë të gjata.

Princesha i kishte krehur flokët dhe kishte zgjedhur një grim natyral për pamjen e saj. Princesha e Wellsit pritet të bëjë një paraqitje shumë të veçantë fundjavën e ardhshme për të bërë tifo për skuadrën angleze të Rugbit, do të shikojë skuadrën në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Papua Guinesë së Re të shtunën.
Ajo është gruaja e parë, anëtare e familjes mbretërore, që merr përsipër këtë rol specifik. Para fillimit të ndeshjes, Princesha e Wellsit do të takohet me anëtarët e të dy skuadrave, ndërsa tifozët mbretërorë shpresojnë që daljes së saj të re t’i bashkohet edhe djali i saj i madh, Princi George.
Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, policia përdor ujë me presion dhe spraj me piper