zoom

Slider

Çfarë e pret Shqipërinë në Gjermani, a mund të shortohet Kombëtarja në “grupin e ferrit”?

Çfarë e pret Shqipërinë në Gjermani, a mund të shortohet Kombëtarja në “grupin e ferrit”?

Shqipëria tashmë gjendet me të dyja këmbët në Europianin e Gjermanisë dhe për herë të dytë në historinë e futbollit. Prioriteti i radhës pas pikës në Moldavi, mbajtja e vendit të parë dhe kjo kalon përmes fitores ndaj Ishujve Faroe, që na çon në 17 pikë, vazon e dytë të shortit dhe me mundësi për të qenë “Hirushja” e EURO 2024.

Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Australia. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet.

Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë.

Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke. Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.

Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë, do të ishte një fat i keq nëse “peshkojmë” azzurrët. Në këtë vazo gjejmë edhe ekipi si Sllovakia dhe Rumania. Praktikisht ka mundësi të mëdha që të biem edhe në “grupin e ferrit”. Për momentin ky është projeksioni i vazove, por situata mund të ndryshojë deri në fund. /ZOOM.AL/