Aplikacion
Duket se kjo video nuk i ka shpëtuar as Beatrix Ramosajt, e cila së fundmi e ka ironizuar në rrjetin social “Tik-Tok”. Ajo ka publikuar një video ku shihet me valixhe në dorë dhe shprehet se po arratiset nga problemet e saj.
“Ku po shkon? Po arratisem nga problemet e mia”, shkruan Beatrix dhe ndjekësit menjëherë e kanë cilësuar si ironi ndaj Bora Zemanit.
Pas kësaj videoje të Beatrixës, edhe Bora ka bërë një status, duke folur sërish për “probleme”. “U riktheva te problemet e mia”, shkruan Bora në “Insta Story”.