zoom

Të gjitha

Bleona Qerreti vendos pikat mbi ‘i’ pas akuzave për veshjen e njejtë me Beyonce

Bleona Qerreti prej vitesh tashmë është larguar nga trojet shqiptare duke korrur sukses në tregun ndërkombëtar dhe duke qenë pjesëmarrëse e evenimenteve goxha të rëndësishëm, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen me daljet e saj.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa fotografi dhe video, në të cilat tregon një veshje të Beyonce-s që e ka veshur së fundmi për albumin e saj më të fundit “Renaissance” që është e ngjashme me të sajën, të cilën Bleona e veshi në “Grammy Awards” në vitin 2015.

Artistja ia ka ‘mbyllur’ gojën të gjithë thashethemeve se ajo ka kopjuar. Sipas saj këtu nuk bëhet fjalë për kopjim por shton se është “në të njëjtën faqe” me yjet botërorë.

“PS: Për gjithë “mendjet e ndritura” që mezi presin të japin “opinione” në këto raste dhe e degradojnë bisedën në “nivelin ZHGL” “kush kopjoi kë” kam një sqarim sepse nuk është hera e parë që ndodh:

Asnjëri këtu nuk po flet për “kopjim” – të gjithë artistët dhe skuadrat e tyre PA PËRJASHTIM shikojnë për Inovacione dhe rrugë të reja të sjellin diçka ndryshe në projektet e reja që bëjnë!!! Unë jam “në të njëjtën faqe” me çdo stil tjetër të superyllit botëror në lidhje me atë që është e mirë dhe çfarë jo!

Kështu që stili im dhe kostumet e mia që vesh në skenë po konsiderohen si “stil i ngritur dhe diçka ndryshe” nga të gjithë superyjet e tjerë. Fundi i tregimit – nuk është çështje “kopjimi””.”, shkruan Bleona në postimin e saj.