Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për një tjetër protestë mbarëkombëtare, duke caktuar datën 10 shkurt, ora 17:00, si momentin kur qytetarët do të mblidhen në shesh.
Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se kjo protestë synon të jetë më e fuqishmja e organizuar deri më tani nga opozita. Ai e paraqiti tubimin si reagim ndaj, sipas tij, keqqeverisjes, korrupsionit dhe situatës ekonomike që po përballen qytetarët.
Sipas liderit demokrat, njoftimi i sotëm kishte për qëllim vetëm shpalljen e datës, ndërsa detajet mbi mënyrën e organizimit dhe skenarin e protestës do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
“Në 10 shkurt të gjithë në rrugë dhe sheshe, në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve”, tha Berisha./ Zoom.al