Aplikacion
19 të arrestuarit për aktet e dhunës në protestën e 24 janarit para Kryeministrisë u lanë sot në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, nga gjykata.
Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pesë nga personat e arrestuar gjatë protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e shtunë. Për pesë të tjerë u kërkua “arrest shtëpie”, ndërsa për 9 qytetarë të tjerë masa e propozuar është “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë që gjyqtarët u tërhoqën në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin, në hollin e gjykatës u regjistrua një incident. Avokatët e të arrestuarve raportuan se janë provokuar nga një person i tretë, gjë që shkaktoi tension në ambientet e gjykatës.
Në gjykatë ishin të pranishëm edhe deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ndoqën nga afër procesin gjyqësor./ Zoom.al