Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike disa nga detajet organizative të protestës së paralajmëruar për nesër, duke treguar mënyrën se si do të strukturohet pjesëmarrja në terren.
Sipas tij, deputetët e Partisë Demokratike nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të tubimit, por do të shpërndahen mes protestuesve, duke u angazhuar pranë qytetarëve nga zonat përkatëse. Berisha theksoi se kjo është pjesë e një taktike organizative që synon koordinim më të mirë dhe mobilizim më të gjerë.
Ai shtoi se gjatë ditëve të fundit është punuar për të rritur pjesëmarrjen në protestë dhe për të siguruar një organizim sa më të strukturuar të saj.
“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni”, u shpreh ai./ Zoom.al