Aplikacion
Kylian Mbappe fitoi Këpucën e Artë të Kupës së Botës 2026 me 10 gola, dy më shumë se Lionel Messi.
Legjenda argjentinase nuk mundi të shënonte në portë në ndeshjen kundës Spanjës, e cila fitoi finalen e Kupës së Botës të së dielës me rezultatin 1-0.
Mbappe bëhet lojtari i parë që fiton dy herë “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës, pasi e ka fituar këtë çmim edhe në “Katar 2022”.
Mbappe është gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës me 22 gola.
Messi e mbylli turneun me tetë gola. Erling Haaland dhe Jude Bellingham shënuan shtatë, ndërsa Harry Kane shënoi gjashtë.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari