Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Gjatë një takimi elektoral, Berisha akuzoi Ballukun se shpërdoron paratë e taksapaguesve dhe se kur ulet në restorante, kostoja e biftekut që ajo porosit është 1 mijë euro.
Sipas Berishës, Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë harxhuar paratë për ndërtimin e rrugëve, por vepra infrastrukturore nuk ka.
“Ulet ministrja në darkë, porosit Lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini por gjyshit të saj, Enver Hoxha ja nxori për hundësh kecin. Ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro, sa 200 pensione. Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta
Rama me Ballukun kanë shpenzuar 12 miliardë euro për infrastrukturë. Ku janë? Ju tregoj unë ju. Rrugë kombëtare nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër, nga Tirana në Elbasan, nga Korca në Qafë Pllocë kanë kushtuar 1 miliardë e 900 milionë. Kaq kanë kushtuar. Tani po të ndërtoheshin këto rrugë kombëtare do të kushtonin 30% më shumë. Kaq është rritur çmimi i ndërtimit. Por këtyre 1 km rrugë u kushton 10 herë më shumë. Ne do ndërtojmë me çmime reale dhe nuk do shpërdorohen paratë tuaja
Ju do thoni ku do ti gjejmë ne lekët për programin tonë qeverisës. Ajo që une e quaj me të drejtë “lubi Balluku”, sepse soji i saj s’ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detryrë të mbikqyrte cdo muaj punimet. Ju me taksat tuaja paguani 3 vetë, por ajo e dinte që ato para shkonin në konton e Edi Ramës. Ajo e qepte gojën, ajo s’fliste. Aty nuk ekziston as nam as nishan. 130 milionë euro janë sa 812 pensione mesatare”, tha Berisha./ Zoom.al