zoom

Lajme

Bardhi ngre alarmin: Belinda Balluku heq mësuesit nga shkolla për takime fushate

Bardhi ngre alarmin: Belinda Balluku heq mësuesit nga shkolla për takime fushate

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh drejtues politik në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka bërë një denoncim që lidhet me “homologen” e Partisë Socialiste Belinda Balluku, nxënësit dhe arsimtarët në këtë qark.

Bardhi ka publikuar një mesazh ku theksohet keqpërdorimi i fëmijëve dhe mësuesve për qëllime politike.

Ai ka kërkuar edhe ndërhyrjen e SPAK që ta trajtojë ngjarjen si krim elektoral.

“Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?

Denoncimi i mësuesve që janë detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin, me urdhër politik të drejtuesve të shkollave:

📩 Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit!”-shkruan Bardhi.

Postime të lidhura