Aplikacion
Gazment Bardhi, kandidat i PD-së në Fier, sulmoi kundërshtaren e tij politike, Belinda Ballukun.
Duke prezantuar Samena Malenaj si kandidate për deputete në Patos, Bardhi kërkoi nga qytetarët të votojnë për demokratët sepse Balluku, sipas tij, vetëm gënjen e mashtron.
Ndërsa PD, shtoi Bardhi, ka program favorizues, që kthen emigrantët dhe mbështet bizneset.
“Me kandidaten tonë Samena Malenaj, biseduam me banorë dhe tregtarë të vegjël në 📍Patos për shqetësimin e tyre kryesor: nuk ka më blerës, shumë janë larguar, s’ka punë. Në një mëmyrë a në nje tjetër, secili e ka provuar në familjen e vet, dëmet e mëdha që ka shkaktuar kjo qeveri.
Ajo që na takon ne, si opozitë dhe si shoqëri, është që të veprojmë! Qytetarët veprojnë me votë! Ne veprojmë me punë! 🤝✌️
🔹Kthimi i emigrantëve përmes programeve favorizuese!
🔹Mbështetje e bizneseve përmes taksave te ulëta ose përjashtimit nga taksat!
🔹Rritje e pagave dhe e pensioneve në qytet dhe fshat!
🆘 Belinda Ballukut dhe bandës së saj të gënjeshtrave të mëdha i ka mbetur vetëm mashtrimi, sajesat dhe lajmet e rreme! Asnjë ide, asnjë punë. Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim i ofruan Patosit në 12 vjet, duke shkaktuar veç mjerim dhe shpopullim!
👍 Biznesi i vogël është prioriteti ynë i madh. Partia Demokratike ka vullnetin dhe dëshirën për të punuar që të rikthejmë rininë në Patos, të rikthejmë shpresën dhe të sigurojmë të ardhmen! 🇦🇱 ✅ Voto nr. 1️⃣”,tha Gazment Bardhi në rrjetet sociale./ Zoom.al